BE shtyn vendimin për në tetor/ Rama: Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve

Kryeministri Edi Rama reagon për vendimin e dhënë sot nga ministrat e jashtëm gjerman të BE lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston.

Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor”, tha Rama.