Bëhen bashkë Thaçi, Kurti e Haradinaj (FOTO)

0
229

Në Prishtinë është duke u mbajtur akademia solemne “Faleminderit Shqipëri”, dhe në këtë akademi janë duke marrë pjesë Thaçi, Haradianj dhe Kurti.

Të tre liderët e vendit janë duke marrë pjesë në këtë ceremoni ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Haradinaj janë parë duke biseduar së bashku në këtë akademi.

Përveq tre liderve të vendit të pranishëm janë edhe shumë figura të tjera politike të Kosovës po ashtu edhe të rajonit

Akademia solemne po mbahet për të përkujtuar 21 vjetorin e mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999.