Bëhen homazhe me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës (Foto)

0
371

Me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, u bënë homazhe nga institucione, parti politike dhe shoqata.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka bërë nderime te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në 22-vjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve Edomond Hoxha eHakif Zejnullahu.

“Sot është një ditë e veçantë, dita e rënies heroike të komandantëve të UCK-së Edmondit, Hakifit, Zahirit, të komandantëve të parë të UCK-së, të njerëzve që filluan rezistencën për liri dhe pavarësi me një vizion shumë të qartë. Me guximin dhe vizionin bënë që të bashkohet gjithë populli dhe ta kemi përkrahjen edhe të bashkësisë ndërkombëtare. Prandaj, sot bëjmë nderimet më të larta shtetërore, duke treguar respekti institucional, duke vlerësuar dhe afirmuar vlerat e luftës për liri dhe pavarësi”, ka thënë presidenti.

Presidenti  Hashim Thaçi duke bërë homazhe.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj duke kujtuar veprën e heroit Zahir Pajaziti, tha se janë bërë 22 vjet, por porosia e heronjve edhe sot është e freskët.

“Liria është e shtrenjtë, e çmueshme dhe do të kujdesemi që të jemi çdo herë në respekt të vlerave të lirisë sikur sot”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj duke bërë homazhe me bashkëpunëtorë.

Kryeparlamentari Kadri Veseli deklaroi se rënia e tre heronjëve të 31 janarit të vitit 1997, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ishte paralajmërim i një epoke të re në historinë e përpjekjeve tona të gjata për liri e pavarësi. Ishte paralajmërim i Epokës së UÇK-së, e cila po ngrihej për ta përmbushur ëndrrën tonë të madhe, ëndrrën për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Sot ne kemi obligim ndaj të kaluarës sonë dhe fëmijëve të Kosovës që të mos lejojmë të zë vend në mesin tonë përçarja. Shteti ynë bëhet i fortë vetëm duke qenë të bashkuar në vizionin tonë për të ardhmen.

Kryeparlamentari Kadri Veseli duke bërë homazhe.

Bashkëluftëtarët duke bërë homazhe.

Përfaqësues nga OVL e UÇK-së duke bërë homazhe.

Përfaqësues nga Lëvizja për Bashkim duke bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje duke bërë homazhe me bashkëpunëtorë.

Poashtu, organizuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur Akademi Përkujtimore në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Më 31 janar të vitit 1997 në një pritë të organizuar nga policia serbe në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, pas një përleshjeje të armatosur vriten: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu./Fokusi.info/