Bëhen homazhe për Mujë Krasniqin dhe dëshmorët tjerë

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me kryetatët e komunave Skenderaj e Drenas, ka bërë homazhe për Mujë Krasniqin dhe dëshmorët tjerë shkruan fokusi.info.

“Në përkujtim të 21- vjetorit të rënies së Komandantit Mujë Krasniqi dhe Dëshmorëve tjerë të Kombit, për të nderuar veprën e tyre për Liri, sot, së bashku me kryetarin Bekim Jasharin , nenkryetari Nuredin Lushtaku, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, deputetin Bekim Haxhiu, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe bashkëpunëtorë, vendosëm lule në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë”, shkruan Gucati./Fokusi.info/