Behgjet Pacolli nuk e “di” çka shërben ora policore

0
94

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kundërshtuar vendosjen e orës policore.

Ai në një postim në Facebook mbështeti masat për tubimet, takimet nëpër vende publike, punëtoritë e ndryshme, mirëpo orën policore jo.

“Nuk besoj se virusi do të jetë aktiv vetëm prej orës 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit?!

Kjo nuk është e drejtë, qytetarët tanë nuk e meritojnë këtë !

Ne duhet t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve ne këtë kohë kur ata edhe përballen me mungesën e rrymës dhe sfidat tjera të jetesë”, deklaroi Pacolli.

Postimi i plote:

Sot është dita e dytë që përsëri do të kemi orën policore. Masat (tubimet, takimet nëpër vende publike, punëtoritë e ndryshme etj) janë masa të nevojshme dhe efektive për mbrojtjen nga Covidi 19, por ora policore nuk di çka shërben?