Bejtush Gashi është propozuar nga AKR-ja për ministër të Punëve të Brendshme

0
240

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se Aleanca Kosova e Re, ka dërguar emrin e Bejtush Gashit për ministër të Punëve të Brendshme.

Zyra për Komunikim me Publikun e Qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar për lajmi.net, se propozimi që Bejtush Gashi të emërohet ministër i Brendshëm tashmë i ka ardhur kryeministrit Ramush Haradinaj.

Gashi do të emërohet në pozitën e ministrit të Brendshëm pas shkarkimit të Flamur Sefaj nga ana e kryeministrit Haradinaj.

Bejtush Gashi njihet si ekspert i çështjeve të sigurisë. Ai ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Gjatë vitit 2006 – 2007, Gashi u zgjodh në postin e drejtorit në Departamentin e Politikave të Sigurisë së Brendshme, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.