Bekim Shotani ke hy në mal pa sakicë !!!

Shkruan Fazli Muharremi

Tani u konfirmua se Bekim Shotani është kryetrajner i FC Vushtrrisë dhe natyrisht që dashamirët e futbollit Vushtrrias janë ndi mirë për këtë vendim të Bekimit, por si duket ka hy në mal pa sakicë.

Pse mund të mendoj kështu ?

Para disa ditësh nga klubi ka dhënë dorëheqje Naser Imeri, njeriu që arriti ta dërgoj klubin në superligë dhe në momentin që largohet donatori kryesor i klubit, si do të funksionoj klubi? A është dashur të thirret kuvendi?

Prandaj kam drejtë të paragjykoj se Bekim Shotani do të mund të qëndroj tre muaj dhe të vet tërhiqet nga klubi (do zoti e të shkoj mbarë, të gjithë e duam klubin tonë).

Pse mund të ndodh kjo?

Klubi është pa kryetar, pa asnjë biznesmen, një herë askush nuk ka dalur që do ta përkrah klubin. Subvencionet nga komuna për këta tre muaj mund ta paguajnë Bekimin, atëherë duke i ditur rrethanat në klub, kësaj radhe Bekim Shotani ka hyrë në mal pa sopatë ( sakicë). Do zoti e të kthehet klubi ne binarë, atë të gjithë e duam mirëpo askush deri më sot nuk ka dalur me një deklarate se kur do të mbahet kuvendi? Po paragjykojmë që një biznesmen shume shpejt i bashkohet klubit.

Në qoftëse nuk ka afër vetes profesionistë dhe duhet ta dimë se sa kohë nevojitet kjo, atëherë vaj halli për ne. Bekim Shotani është një profesionist, mirëpo duke e ditur që me këta lojtarë që i ka klubi, sa do të mund t’i përballoj ato ekipe që edhe më shumë janë përforcuar në këtë sezonë.

Dëshiroj që Bekimi të qëndroj gjatë gjithë sezonit në FC Vushtrria, që gjasat janë minimale por mendimet ndryshe na pasurojne. Bekim Shotani ke hyrë në mal pa sopatë e nuk e di se si do të vajnë punet.

Urime Bekim, ju jeni nje trajner i suksesshëm, puna e juaj është shumë profesionale por jeni ardhur në kohën kur ka shumë erëra, do zoti të ndalen keto erëra dhe të nxen dielli për ne.