Bekim Shyti, njeriu që nxori filmimet e para të masakrës së Jasharajve: Krenohem me ato faktografi

Bekim Shyti, njeriu që nxori filmimet e para të masakrës së Jasharajve dhe ish-komandant i Njësisë Speciale në Zonën Operative të Shalës, ka rrëfyer ditët e kobshme të 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998.
Shyti, i cili gjendej në Kosovë me pushime nga Zvicra, ishte në afërsi të Prekazit në ditët kritike.
“Të shtënat e para që kanë ndodhë në Prekaz janë dëgjuar edhe në fshatin tonë. Na ka zgjuar të gjithëve baba dhe na tha se po shkon në Prekaz me një fqinj tonin. Unë ju kam bashkëngjit të dyve”.
“Për 30 minuta kemi mbërri në lagjen Meha dhe nuk mundëm që të depërtonim sepse ishte një rrethim. Kështu fillon 5 marsi dhe me 6-7 kam qëndruar përreth Prekazit”.
“Kemi pa shumë refugjatë që kishim marrë rrugën drejt fshatrave në drejtim të Vushtrrisë”.
Ai kishte shkrepur fotografitë e para pas tmerrin të tre ditëve sulme ndaj familjes Jashari dhe ka treguar ato momente në një rrëfim ekskluziv në Zona e Debatit në Klan Kosova.
“Fotografitë e para që kam shkrepur tek shtëpitë e Jasharajve ishin të nesërmen, pas sulmeve. Kam fotografuar nga larg fillimisht dhe nuk shiheshin shumë. Kur fillova me hy te kufomat Hoxha tentoi të më ndalojë po megjithatë nuk ju përgjigja as Hoxhës as policisë. Policit i thash në gjuhën suedeze se jam gazetar”.
“Unë isha me një mision në Kosovë. Krenohem për ato faktografi. Ka qenë e vështirë, kur i kam zhvillu ato fotografi edhe kur i kam shkrepë. Në momentin që i kam shkrep fotot e kam fsheh negativin shumë mirë”.
“Kur kam arrit tek lagjja tek shtëpia e Musë Jasharit kalimthi me ka thirr një polic duke me thënë në gjuhën serbe ‘ku po shkon?’. E kam injoruar dhe ai prapë me zë të lartë ka thirr ‘ku po shkon?’. Jam detyruar të ndalem dhe jam kthyer e kam filluar t’i flas në gjuhën suedeze. Ta tregoj ketë histori pas 20 vjetësh është goxha komoditet, mirëpo atëherë kanë filluar të më dridheshin pulpat e këmbëve”.
“Më ka kërkuar dokumentet të cilin ia dhashë dhe për fat në dokumentet suedeze e kisha mbiemrin ‘Sutilaso’ të shkruar, andaj dhe ka qene e besueshme se isha suedez. Ne ato momente polici ka vendos dorën prapa kokës sime dhe me ka thënë fjalët më të rënda”.
Shyti ka treguar se i është marrë negativi që kishte në aparat përderisa duke përjetuar frikë të madhe ia ka dalë të mbajë të fshehur negativin ku ishin edhe fotot që kishte shkrepur tek shtëpia e Jasharajve.