Bentley Bentayga Speed, SUV-i më i shpejtë në botë

Ja një këshillë: kurrë mos blini një automjet ultra-luksoz menjëherë pasi debuton, sepse patjetër një version më i shpejtë do të vijë menjëherë pas tij.

Bentley Bentayga Speed është këtu për të vërtetuar këtë që sapo thamë.

Bentley Bentayga e re përdor motorin 6.0 litërsh twin-turbocharged me 12 cilindra. Në formën Speed është akoma më e fuqishme me 626 kuaj fuqi ndaj standartit me 600 kuaj fuqi.

626 kuaj fuqi nuk janë 650 kuaj fuqi për të cilët është thënë më përpara se do të ketë makina. Nuk është as aq mbresëlënëse sa 641 kuaj fuqi të Lamborghini Urus me motorin V8.

Por pavarësisht fuqisë modeste krahasuar me rivalen e saj, shpejtësia e Betayga është dy të dhjetat e sekondit më e shpejtë, duke e arritur shpejtësinë 100 km/h në vetëm 3.9 sekonda.

Edhe fuqia maksimale është më e mirë. Bentayga është e aftë të arrijë shpejtësinë 305 km/h.

Kjo e bën makinën, sipas Bentley, SUV-in më të shpejtë në botë.