Berisha po shkëlqen në Australi, sot shënoi dy gola (Video)

Besart Berisha është një legjendë në Australi. Sulmuesi shqiptar vazhdon të shënojë gola të rëndësishëm dhe të thellojë rekordin personal dhe të ligës, si shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e futbollit elitar australian.

Sot ai ka shtuar edhe dy gola në llogarinë e tij, duke shkuar në kuotën e 9 golave sezonale dhe në total në futbollin australian numëron 125 rrjeta të tundura, si askush tjetër.

Goli i parë, i shënuar sot në fitoren 3 – 0 që Western United arriti kundër Central Coast Mariners, ishte fantastik.

Berisha, pas një krosimi perfekt të italianit Diamanti, me kokë e dërgon në rrjetë në mënyrë fantastike. Më pas në golin e dytë personal bëri thjesht detyrën, duke shënuar me portën thuajse bosh.