Berisha thotë se Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Avokati i Enver Sekiraqës, Besnik Berisha, ka thënë se klienti i tij është duke u trajtuar në një spital jashtë Kosovës.

Berisha ka thënë se për shkak të sigurisë së Sekiraqës nuk mund ta zbulojë vendndodhjen e tij.

“Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar me probleme shëndetësore serioze. Të cilat kanë qenë të evidentuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe për të cilat është trajtuar dhe a kërkuar leje dalje e shoqërim nga Polica”, ka thënë avokati i tij, Besnik Berisha, në “FIVE” në RTV Dukagjini.

“Për shkak të sigurisë së tij personale…nuk mund të zbulojmë këtë. Shteti e dinë sepse nuk ka dalë as tu fluturuar ka kaluar nëpër pikat pika kufitare si qytetar…Nuk është në Kosovë është në spital. Për shkak të sigurisë së tij personale nuk mund të zbuloj vendndodhjen. Kujt i intereson prej shtetit mund me ditë”, ka shtuar Berisha.

E kryeministrit, Albin Kurtit, i cili ka thënë se arratisja e të dënuarit për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa, është dështim i sistemit gjyqësor, i ka reaguar edhe Berisha.

Kurti për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështim i sistemit gjyqësor.

Berisha ka thënë se organet kompetente mund ta kenë Sekiraqën, “përveç nëse vazhdojnë me sulme dhe paragjykime”, si kjo e Kurtit e të disa deklarime të tjera.

“Kujtdo që i intereson prej shtetit mund t’i tregojmë ditën kur e kryen trajtimin. Po i njëjti shtet do të ketë Enverin përpara, përveç nëse këta vazhdojnë me të tilla sulme edhe paragjykojnë pafajësinë e tij.

Nuk e ka pasur me detyrim me njoftu shtetin që lëviz për trajtim shëndetësor. S’është e vërtetë që është larguar pak ditë para se të shpallej aktgjykimi. Është larguar në kohën kur është shpallë aktgjykimi dhe ku është lënë i lirë të lëviz si qytetar i RKS-së. Dhe kur vendimi për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak përveç që ka qenë i ligjshëm, kushtues… atëherë zoti Sekiraqa pasi e kishte shtyrë aq gjatë trajtimin e nevojshëm shëndetësor për një sëmundje që mund ë ia rrezikojë edhe jetën.. është drejtuar atje ku merr trajtim dhe është i sigurt”, ka thënë Berisha në “FIVE” të Dukagjinit.

Berisha e ka cilësuar skandaloze suspendimin e e gjyqtarit të rastit të Sekiraqës nga Këshilli Gjyqësor.

Lini një Përgjigje