Berisha u ofroi Haklajve 20 milionë dollarë që të heshtin për Hajdarin, vriten Fatmiri e babai i Salihit një muaj më pas

0
1040

I akuzuari kryesor për vrasjen e Azemit, Sali Berisha, ka bërë përpjekje për të mbajtur Fatmir Haklajn larg nga ngjarja, duke kërkuar t’ia faturojë ekzekutimin e liderit të Dhjetorit, Jaho Salihit dhe ish truprojës së tij, Izet Haxhia. Me ‘një gur vriste dy zogj’, i mbyllte gojën Izetit që dinte gjithçka për të dhe familjen, dhe përmes Jahos godiste qeverinë e PS. Haklaj refuzoi 20 milionë USD të dhënë nga Berisha, dhe këtu fillon cikli i vrasjeve të përgjakshme që gati solli shuarjen e gjithë djemve të Tropojës dhe fisit të Haklajve. Jaho Salihi, faktin e 200 milionë dollarëve që Berisha i ofroi Haklajve, e ka futur dhe në dosjen e dërguar në Strasburg.

Vrasja e Azem Hajdarit ka pështjelluar dhe vijon ta pështjellojë politikën, pavarësisht se kanë kaluar mbi 20 vite nga ekzekutimi i tij para selisë së PD.

Sali Berisha, i akuzuari kryesor për vrasjen e ish liderit të Dhjetorit, është munduar që në fillim që këtë vrasje t’ia faturojë Jaho Salihit dhe Izet Haxhisë bashkë me vëllezërit.

Një goditje e tillë e shumëfishtë për Berishën kishte shumë vlerë, pasi në radhë të parë hiqte “qafe” Izet Haxhinë, i cili si truprojë e parë e tij që në nisjen e demokracisë dhe gjatë kohës si President dhe më vonë, dinte gjithçka për familjen Berisha, krimet dhe maskarallëqet e Saliut.

Ndërkohë Jaho Salihin kërkonte ta implikonte si njeriun e policisë në vrasjen e Azem Hajdarit, për ta pasur si “aset politik” për të sulmuar qeverinë e Nanos dhe më pas të Majkos.

Për këtë arsye Sali Berisha, në përpjekje dhe për të shuar dhe sherrin me familjen e Haklajve është përpjekur t’i joshë me para, kryesisht Fatmir Haklajn, në mënyrë që të mos dëshmonte në organet ligjzbatuese në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit.

Një pohim të tillë e bën Jaho Salihu, i cili është shprehur se Sali Berisha i ka ofruar Fatmir Haklajt 200 milionë dollarë që të mos përzihej në këtë çështje, me kushtin që të mbeteshin në fuqi akuzat e tij ndaj Jaho Salihit dhe Izet Haxhisë, si vrasës të Hajdarit.

Një detaj i tillë që ka kaluar si pa vëmendje dhe nga media, është fiksuar dhe dosjen e dërguar në Gjykatën e Strasburgut nga ana e Jaho Salihi Mulosmanit, dhe përmban akuzën se Sali Berisha u ka ofruar Haklajve plot 200 milionë dollarë për të heshtur për këtë vrasje.

“Disa ditë pas vrasjes, Jaho Salihi vijoi punën në komisariatin e Tropojës, atje ku mësoi se Berisha e kishte cilësuar atë si vrasësin e e Hajdarit. Të njëjtën ditë që mëson këtë fakt, ai takoi Fatmir Haklajn. Nga ana e tij, Haklaj i tha Salihit se Berisha i kishte ofruar atij (Fatmir Haklajt) 200 milionë dollarë amerikanë, me qëllim që të mos rrëfehej për përfshirjen e Haklajt në vrasje. Pas një muaji, babai i Salihit dhe Fatmir Haklaj u vranë nga persona të panjohur dhe Salihi shkoi në Kosovë për t’u fshehur nga frika e ekzekutimit të tij. Ai i ka kërkuar zotit Berisha të paraqitej në gjyq e të shpjegonte marrëveshjen e tij prej 20 milionë dollarësh me Fatmir Haklajn”, thuhet në dosjen e dërguar në Strasburg.

Pra Berisha tentoi të joshte me para Fatmir Haklajn që të heshtë dhe të mos përzihet në ngjarjen e vrasjes së Azem Hajdarit para selisë së PD. Dhe kur është përballur me refuzimin e Fatmir Haklajt, atëherë ka filluar ciklin e vrasjes së Haklajve, deri Fatmirin vetë. Por dhe babain e Jahos.

Këto janë detaje të vogla që tregojnë implikimin e Sali Berishës jo vetëm më vrasjen e Azem Hajdarit, por dhe në zhdukjen e të gjithë djemve të Tropojës që i dolën kundër, duke dërguar deri në shuarje tërë fisin e Haklajve dhe vrarë tërë djemtë e Tropojës.

Ndaj rigjykimi i vrasjes së Hajdarit të kërkuar nga Izet Haxhia mund të sjellë shumë surpriza, gjë që ka acaruar shumë Sali Berishën./Pamfleti