Bersant Celina me gol fantastik për Swansea City (video)

0
351

Bersant Celina e ka kaluar Swansea City në epërsi kundër QPR-së, në një ndeshje të Championship, që po zhvillohet momentalisht në Londër.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës realizoi për 1:0 në minutën e 29-të.

Goli dhe forma e mirë e Celinës vjen në një kohë ideale, para dy ndeshjeve vendimtare të Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020 në fillim të muajit të ardhshëm.

Kosova përballet me Republikën e Çekisë më 7 shtator dhe me Anglinë vetëm tri ditë më pas.

Shikojeni golin: