Besart Berisha edhe zyrtarisht me ekip të ri

Besart Berisha është rikthyer në futbollin australian. Sulmuesi kosovar ka nënshkruar me ekipin Western Union dhe do të debutojë në sezonin e ri kundër ish-ekipit të tij, Melbourne Victory

Besart Berisha është bërë më ekip të ri, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kosovar është rikthyer përfundimisht në futbollin australian, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

Ish-futbollisti i Brisbane Roar e Melbourne Victory ka nënshkruar me ekipin Western United.

34 vjeçari kishte ofertë edhe nga klubi tjetër australian, Melbourne City dhe nga klubi Wellington Phoenix nga Zelanda e Re, por vendosi për Western United, ku u transferua si transfer i lirë.

Së fundmi, Berisha kishte luajtur në ekipin japonez, Sanfrecce Hiroshima.

Ish-përfaqësuesi kosovar i ka realizuar 116 gola në 186 ndeshje në A-League me ekipet Roar e Victory.

Ai e ka fituar dy herë çmimin “Këpuca e Artë” dhe katër herë titullin e kampionit në Australi, si dhe Kupën FFK në vitin 2015 me Victory.

Berisha do ta nisë eksperiencën e re më 13 tetor kundër ekipit Phoenix.

Lini një Përgjigje