Besim Beqaj takon përfaqësues të Odës Ekonomike Federale të Austrisë

0
240

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka takuar një delegacion austriak, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike Federale të Austrisë z. Peter Hasslacher.

Beqaj me delegacionin austriak ka bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me Austrinë në fushën e inovacionit, ndërmarrësisë, si dhe për qasjen e të rinjve në raport me zhvillimet globale ekonomike, duke përfshirë kreativitetin e të rinjve dhe kapacitetet e tyre për krijimin e vendeve të reja të punës.

Pas takimit, ministri i Inovacionit ka shprehur kënaqësinë e tij me idetë e përbashkëta dhe mundësitë që me vendet më të zhvilluara përmes hulumtimeve për produkte të reja të ndryshohet bota.

“Është kënaqësi kur sheh se ne ndajmë ide dhe mundësi të mrekullueshme me vendet më të zhvilluara, ku përmes shërbimeve, hulumtimeve për produkte të reja shumë shpejt do të mund ta ndryshojmë botën”, ka thënë ai.