Besim Hasani, kapiten nga Policia e Kosovës, merr diplomë në Akademinë e FBI në Quantico

Besim Hasani, kapiten nga Policia e Kosovës, është një nga të diplomuarit në Akademinë e FBI në Quantico.

Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës 227 në atë akademi, drejtori i FBI, Christopher Wray i’a dorëzoi diplomën Hasanit.

Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se u ndje krenare pasi që ishte mysafire në atë ceremoni.

“Mu bë zemra mal kur para shumë mysafirëve të zgjedhur, u thirr emri i Besimit dhe i Kosovës”, shkroi Çitaku.

Postimi i plotë:

“Ndjenjë e pafund krenarie sot teksa isha mysafire në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës 227 në Akademinë e FBI në Quantico.

Besim Hasani, kapiten nga policia e Kosovës, ishte një nga të diplomuarit nga ky insitucion elitar.

Mu bë zemra mal kur para shumë mysafirëve të zgjedhur, u thirr emri i Besimit dhe i Kosovës.

Krenari kur pashë Drejtorin e FBI Christopher Wray tek ia dorëzon diplomën kapitetit tonë.”