Besuan se shëron koronavirusin, 300 iranianë vdiqën duke pirë metanol

0
646

Numri i vdekjeve nga helmimi me alkool në Iran është rritur në 300 pasi njerëzit filluan të konsumojnë metanol për shkak se besuan që alkooli me provë të lartë mund të kuronte koronavirusin.

Mediat iraniane raportojnë se më shumë se njëmijë persona janë sëmurë deri më tani duke gllabëruar metanolin në të gjithë Republikën Islamike, ku pirja e alkoolit është e ndaluar, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndërsa Teherani njoftoi 144 vdekje të reja nga koronavirusi të premten, duke e çuar numrin e vdekjeve në 2 mijë e 378, dhe 2 mijë e 926 raste të reja të konfirmuara, me një total prej më shumë se 32 mijë e 300 të infektuar.

Të përzier me mesazhe në lidhje me përdorimin e dezinfektuesve të duarve me bazë alkooli, disa besuan gabimisht se pirja e alkoolit me provë të lartë do të vriste virusin në trupat e tyre.

Republika Islamike ka raportuar mbi 29 mijë raste të konfirmuara dhe më shumë se 2 mijë e 200 vdekje nga virusi, numri më i lartë i çdo vendi në Lindjen e Mesme.