Biden dënon aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia: Do mbledh komunitetin ndërkombëtar

0
82

Presidenti amerikan Joe Biden dënoi ashpër aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë përpjekjen mashtruese të Rusisë sot për të aneksuar territorin sovran të Ukrainës. Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar, po shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe po tregon përbuzjen e saj për kombet paqësore kudo”, tha Biden, duke shtuar se ato veprime nuk kanë legjitimitet dhesë SHBA do të vazhdojë të njohë gjithmonë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.

Duke mbrojtur sanksionet e reja të shpallura të premten, Biden shtoi se SHBA do të mbledhë komunitetin ndërkombëtar për të denoncuar këto lëvizje dhe për të mbajtur Rusinë përgjegjëse, shkruan CNN.

“I bëj thirrje të gjithë anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare që të refuzojnë përpjekjet e paligjshme të Rusisë për aneksim dhe të qëndrojnë me popullin e Ukrainës për aq kohë sa të duhet”, tha ai.