Bie Bitcoin, tërheq edhe kriptomonedhat e tjera

Një shitje masive e Bitcoin uli vlerën e kriptomonedhës nën nivelin e mbështetjes prej 8,700 dollarë gjatë fundjavës duke tërhequr me vete edhe kriptomonedhat e tjera.

Mbrëmjen e së Shtunës Bitcoin humbi 3.14% të vlerës së tij pas humbi edhe 5.75% të tjera një javë më parë. Gjatë të njëjtës periudhë edhe XRP humbi 5.50% krahas 5.77% një javë më parë.

Nga 100 kriptomonedhat e para, 46 prej tyre avancuan dhe 54 humbën. Aktualisht Bitcoin po has vështirësi të qëndrojë mbi nivelin e mbështetjes. Ekspertët presin që humbja e mbështetjes të shoqërohet me rënie të çmimit prej 20% për një periudhë afatshkurtër.

Aktualisht kriptomonedha më e madhe në botë këmbehet me 8,500 dollarë pas të Premten tentoi të thyente nivelin e 9,000 dollarëve por u refuzua.

Ether aktualisht qëndrojn në 183 dollarë ndërsa XRP në 0.261 dollarë për monedhë.