Bie nga kati i pestë, vdes 13 vjeçarja në Francë – dyshohet se është shqiptare

153

Një vajzë 13-vjeçare, e cila dyshohet të jetë me prejardhje shqiptare ka mbetur e vdekur pasi ka rënë nga kati i 5-të i banesës, shkruan Republicainlorrain.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë të datës 26 nëntor, rreth orës 14:30 në rue de la Marne në Ban-Saint-Martin.

Në vendin e ngjarjes, ekipet e shpëtimit i bënë masazh kardiak, por adoleshentja nuk arriti t’i bëj ballë plagëve të marra.

Siç raporton nënkryetari i parë i bashkisë Ban-Saint-Martin, Michel Brandenburger, viktimen tek rrëzohej e panë disa të rinj që po luanin futboll.

“Ishin të rinjtë që po luanin futboll pikërisht në vendin fqinj, ata që panë trupin e viktimës të rrëzohej”, tha ai.

Prokurori publik i Metz, Yves Badorc, konfirmoi se është hapur një “hetim në kërkim të shkaqeve të vdekjes”. “Një autopsi do të kryhet shumë shpejt”, tha ai.