Bie nga sistemi blloku “B2”, fillojnë reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë

0
240

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO ) detyrohet të fillojë me reduktime si pasojë e rënies së papritur të Bllokut “B2”.

KESCO ka njoftuar se nga mbrëmë, për shkak të nevojës së balancimit si dhe ruajtjes së sigurisë së sistemit, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike nga rënia e papritur e Bllokut “B2” të Termocentralit “Kosova B”,  KOSTT-i ka kërkuar nga KESCO që të aplikojë reduktime në furnizimin me energji elektrike. Kjo gjendje  vazhdon edhe sot.

“Të gjitha palët relevante në sektorin e energjisë janë të angazhuar maksimalisht për ta tejkaluar këtë gjendje dhe kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët. Kjo njësi, sipas paralajmërimeve pritet të kthehet në sistem sot pasdite”, thuhet në njoftimin e KESCO-s