Bie qeveria në Itali, kryeministri jep zyrtarisht dorëheqjen

Kryeministri italian Guiseppe Conte ka vendosur të jap dorëheqje, dhe kështu zyrtarisht t’i jap fund krizës në qeveri, raportojnë mediat italiane.

Agjencia ‘Ansa’ shkruan se kryeministri ua ka kumtuar vendimin e tij në orët e para të mëngjesit anëtarëve të qeverisë, e më pas sipas protokollit kjo zyrtarisht do t’i konfirmohet edhe presidentit të vendit Sergio Matareli.

E derisa nuk formohet qeveria e re, anëtarët aktual në dorëheqje do të kryejnë detyrat e nevojshme.

E partitë e qendrës së majtë që deri më tani e kanë përbërë koalicionin qeverisës, janë pajtuar që kryeministri në dorëheqje Conte të formoj edhe qeverinë e ardhshme.

Një disponim i tillë është edhe tek populli. Hulumtimet e bëra tregojnë se Guiseppe Conte është kryeministri më popullor në 20 vitet e fundit, dhe se 46 për qind e të anketuarve duan që ai të vazhdojë dhe të udhëheq me qeverinë.

Zgjedhjet e reja, tani për tani, duken si një opsion pak i mundshëm. E krizën në qeverinë italiane e ka shkaktuar partia e vogël “Italia Viva” e Matteo Renzi, që ishte pjesë e koalicionit qeverisës.