Bill Gates i bën vetes dhuratën aspak të zakontë

Njeriu i dytë më i pasur në botë, Bill Gates i ka bërë vetes dhuratën marramendëse. Mediat e huaja shkruajnë se ai ka blerë jahtin e quajtur “Aqua” me një vlerë prej 645 milionë dollarësh.

Jahti do të dalë në det të hapur në vitin 2024 dhe është ekologjik. Ai funksionon me anë të hidrogjenit dhe në këtë mënyrë nuk ndot ambientin.

Ky superjaht është i gjatë 113 metra dhe përfshin një hapësirë ​​për 14 të ftuar, 31 anëtarë të ekuipazhit, një palestër, studio për yoga, sallon bukurie dhe një pishinë gjigande. Kjo është hera e parë që Bill i bën vetes një dhuratë të tillë, pasi zakonisht kur bën pushime ai preferon të marrë jahte luksoze me qira.