Bill Gates merr dozën e dytë të vaksinës kundër COVID, tregon se kur mund të kthehemi në normalitet

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet rrjeteve sociale, ku thekson se gjithsesi, akoma do të vijojë të respektojë masat anti-COVID.

“Dua të jem shembull për të tjerët. Nëse vaksinohemi, akoma mund të jemi transmetues të infeksionit”, ka shtuar miliarderi amerikan.

I njohur për parashikimet e tij, ai tha se në fund të pranverës apo në verë, do të mund të mendojmë për ndryshimin e sjelljeve, gjithmonë nëse shifrat e infeksionit do të jenë favorizuese.

Sipas ekspertëve shëndetësorë në SHBA, edhe ata persona që janë vaksinuar kundër COVID-19 duhet të vazhdojnë të mbajnë maskën dhe t’i përmbahen masave epidemiologjike kundër pandemisë.