Biseda Kusari-Lila – Radoiçiq, Klinaku: Duhet të hetohet edhe kryeministri Kurti

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj audio-incizimit ku shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke folur me Milan Radoiçiqin, i cili ishte në listë të zezë të ShBA-së dhe i dyshuar për krime.

Ai ka kërkuar nga prokuroria që të intervistojë deputeten e VV-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se për këtë çështje duhet të hetohet edhe kryeministri Albin Kurti.

“Meqenëse u vërtetua në përgjime se Shefja e Grupit parlamentar te LVV-së ka komunikuar në telefon me terroristin Milan Radojçiq, siç e kam thënë edhe më parë që së paku prokuroria duhet ta marrë në pyetje Mimozën e të shoh për ngritje të ndonjë aktakuze ndaj saj, por tash situata u qartësua dhe mendoj se prokuroria duhet që të ngris shpejt aktakuzën ndaj saj, e të hetohet edhe Kryeministri Kurti për këtë, duke pasur parasysh se ajo ka folur në emër të partisë në pushtet”, ka shkruar Klinaku.

 

Lini një Përgjigje