Bisedë me Agim Ramadanin – ku jeni shokët e mi

Shkruan Hafir Hoxha

Mbrëmë më dukej së degjoja zërin dhe fjalët e Agim Ramadanit nga qielli!

Pas 20 viteve të rënies heroike të Agimit vepra e tij gjithnjë vjen dhe ndriçohet, rinia nën moshën 20 vjeqare kanë filluar të krijojnë imagjinatën e tyre për heronjtë tanë dhe luftën e UÇK-së ashtu si ne dimë t’ua prezentojmë atyre.

Mbrëmë më dukej se më tingllonin zërat e Agimit dhe më thoshte:

20 vite kaluan që nuk u pash ju shokë të mi të para dhe gjatë luftës!

Me vëmendje po i percjelli gjërat, ju fort mirë më njihni prandaj nuk dëshiroj unë e as ju nuk guxoni të heshtni në gjërat negative që po ndodhin në vendin tonë pa marrë parasyshe se ku gjindeni ju, jeni të pasur të varfur, të shendoshë të sëmure në funksione ose pa punë!

Unë nuk u flijova dhe nuk i njihja vetëm 7-8 persona të cilët qe 20 vite me radhë vetem ata mundohen të marrin përgjegjësin të flasin për mu dhe per veprën time.

Unë nuk lejoj që për mua dhe shokët e mi çlirimtarë që ranë heroikishtë së bashku me mua të flasin dhe të jenë gjithnjë në rend të parë ulur vetem ata që kanë marrë detyra dhe funksione në institucione shtetrore ose janë pasuruar pas luftes!

Ju e dini që unë isha dhe jam kundër burokracisë së tepruar dhe nuk lejoj që në promovimet e mia dhe të shokëve të më flasin dhe të përfitojnë edhe ata që e dëmtuan dhe e përqan populli dhe përparimin e vendit; unë dhe shokët e mi nuk luftuam të ndërtojmë dogana dhe terminale kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës por hoqëm edhe gurët kufitarë në male!

Ju e dini që unë tërë jetën time kam punuar dhe vepruar me mijra njerëz dhe në shumë shtete për çështjen kombëtare, në përgatitjen e tyre për çlirimin e vendit, unë tani 20 vite që nuk ju shoh bëj pyetje ku janë ata njerëz!

Ku jeni ju të tjerët që nuk ju shoh në mamifestimet e mia ose juve disave që ju njohë me mirë qe kam punuar me gjat dhe me shumë se disa që ulen në rend të parë ne manifestime!

Juve disave të tillë u shoh ulur dikun mbrapa ose që s’keni fare vend për t’u ulur dhe qendroni larg në koridore!!!

Ku je ti Ahmet Bllaca, pse nuk të shohë ty, ku je ti Istref Klinaku, ti Hafir Hoxha, pse nuk je ti vendasi im dhe bashkëluftetarë i denjë të Isa Agushi, ku jeni ju trimat e LKÇK-së Nazmi Zuka, Muharrem Sylejmani, Sylejman Kollqaku, ti Gjeneral Naim Haziri (Dilaveri) ku je ti (Baftë) Bahri Gashi, Driton Gjonbalaj, Bajram Raqi e ti Luftar Braha që me ndihmuat mua, Hafirin dhe Xhafer Gashin shumë ditët e para në konsolidimin dhe përgatitjen e ushtarëve dhe qendrave stërvitore të UÇK-së,

Ku jeni ju kolegët e mij Shiqeri Spahiu, Gjeneral Gëzim Hazërolli, Ranadan Gashi, Nehat Basha , Nehat Koqinaj, Avdullah Shaqiri, Remzi Mehmeti, Tahir Zejnullahu, Muharrem Rrahmani, Gani Lipa, Naser Vllasi, Bashkim Kalaveshi, gjeneral Bedri Zeqiri, Hysen Shahini, Bekim Arifi dhe ju dhjetra eprorë të tjerë që nuk po mundem tani të gjithëve të ju përmendi që bashkë punuam dhe kontribuat në rrethana dhe situata të jashtëzakonshme.

Pse nuk jo shoh dhe pse ju nuk flisni!

A është dikush që tenton ta përvetson veprën time, gjakun tim dhe bashkëdeshmorëve të mi e nuk ju lejon të flisni të kontriboni dhe të veproni në drejtim të punës që kemi bërë dhe synimeve tona të përbashkëta!???

Ju e dini që unë nuk isha materialist as karieriste prandaj nuk lejoj që askush nga njerëzit me të cilit punova dhe luftova të perfitojnë materialishte dhe ne karierat e tyre duku e lidhur veprën e tyre me punen, angazhimun dhe gjakun tim dhe të bashkëdeshmorëve të mi.

Ju e dini se po të isha aty disa nuk do të ishin as në sallën e aq me pak në rend të pare ose të flasin për mua.

Unë jam për ti bashkuar njerezit dhe fuqit e punes me energji pozitive, une nuk i ndaj shokët, bashkëpuntorët dhe bashkluftetarët e mi, unë nuk kam shokë e nuk mundem të ndaj në grada, në funksione, në të pasur e të varfur!

Për mua jeni të gjithë të njejtë prandaj ju lus të me paraqitni ashtu sikur isha, mua nuk ka nevoj askush tani pas luftes të me ofrohet e as të me largohet askush me shumë se sa kur ishim bashkë, ata që i bëjnë këto gjëra ju e dini se unë i pari do të isha kunder tyre.

Lini një Përgjigje