“Bisha” që e ngre traktorin pezull (video)

Jo më kot e quajnë “Bishë”. 29 vjeçari nga Suhareka, Shkelzen Sylaj posedon një fuqi të veçantë, pasi që mund të ngritë pesha që as nuk paramendohen se mund të ngrihen nga njeriu.

Ai në rrjetet sociale, shpesh publikon video ku shihet duke ngritur pesha të ndryshme, e së fundmi e ka bërë me një traktor të cilin e ka çuar vetëm më këmbë.

Pesha më e madhe që Shkelzeni e ka ngritur kap shifrën e 1000 kilogramëve. Strongmeni fuqinë e tij pritet që ta tregojë edhe në gara ndërkombëtare pasi do të marrë pjesë në tri diciplina: bench pres, squat, detlift.

Më poshtë keni videon e tij.