Blerim Latifi e quan “kastravec” deputetin Fikrim Damka

Analisti politik dhe filozofi, Blerim Latifi i ka reaguar ashpër deputetit turk, Fikrim Damka, që sot kërcënoi se s’do të votojë ligje nëse nuk shkarkohet ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Me anë të një postimi në Facebook, Latifi është shprehur se nëse ky deputet do të kishte më shumë fuqi politike, do ta kthente Kosovën “në Republikë të Haxhi Qamilit”.

Postimi i plotë:

Fikrim Damka, deputeti turk në Kuvendin e Kosovës, sërish e paska kërcënu shtetin e Kosovës: shkarkojeni ambasadorin Gashi ose nuk do të votojmë asnjë ligj! Paramendojeni po të kishte më shumë fuqi ky kastravec, do ta kthente Kosovën në republikë të Haxhi Qamilit.