Bleta, krijesa më e rëndësishme në planet

0
74

Bletët janë shpallur si krijesat më të rëndësishme që jetojnë në planetin tonë. Në këtë përfundim ka dalë Instituti Earthwatch në mbledhjen e fundit të ‘Royal Geographical Society of London.’ Siç thuhet në ‘The Science Times’, 70% e agrokulturës së botës varet ekskluzivisht nga bletët, ndërkohë që popullatat e tyre bëjnë të mundur ‘riprodhimin’ e planetit.

Pa bletët edhe fauna së shpejti do të niste të zhdukej. Jo vetëm kaq, por sipas një studimi të kryer së fundmi, rezulton se bletët janë e vetmja krijesë e planetit që nuk mban me vete asnjë lloj patogjeni, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndonjë kërpudhë, viruse apo baktere.

Por, pavarësisht kësaj, këto insekte tashmë janë futur në listën e specieve të rrezikuara, ndërsa studimet e zhvilluara së fundmi tregojnë një rënie drastike të numrit të tyre.  Në vitet e fundit është zhdukur pothuajse 90 për qind e popullatës së bletëve. Arsyeja kryesore për uljen e numrit të bletëve, mbeten përdorimi i pakontrolluar i pesticideve, mungesa e luleve dhe shpyllëzimi.

Nisur nga kjo, aktivistët besojnë që ne duhet të ndalojmë menjëherë përdorimin e pesticideve dhe të promovojmë alternativa organike. Veç kësaj duhet të monitorohet me kujdes edhe shëndeti i bletëve. Sipas Greenpeace nëse nisim të marrim masa menjëherë popullata e bletëve mund të shpëtohet dhe ato mund të nisin të shtohen sërish./apel.media /Fokusi.info/