Blinken thirrje Kurtit: Ndali menjëherë masat e dhunshme në veri, përqendrohu në dialog

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të ndalë menjëherë masat siç tha ai të dhunshme në veri të Kosovës, duke i kërkuar që të ripërqendrohet në dialog.

Blinken në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për të cilat tha se po përshkallëzojnë tensionet në veri.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha Blinken.