LAJME Bllokohet kufiri Kosovë-Maqedoni 25/03/2018 - 13:31 1501 FacebookTwitterViberWhatsApp Gjatë ditës së sotme shumë qytetarë të Republikës së Kosovës ia kanë mësy Shkupit për ta kaluar të dielën paksa më ndryshe. E, kjo ka bërë që kufiri Kosovë- Maqedoni të bllokohet. Express ka mësuar se arsyeja e pritjeve dhe kolonave të gjata të automjeteve është rënia e sistemit kompjuterik të kufirit. Qytetarët që ia kishin mësyrë sot Maqedonisë janë detyruar të presin me orë të tëra për ta kaluar pikat kufitare. Njëjtë ka ndodhur edhe gjatë ditës së shtunë.