Bllokohet makina me drogë në kufi mes Shqipërisë dhe Greqisë

Bllokohet në kufirin greko-shqiptar një sasi konsiderueshme lënde narkotike.
Bëhet fjalë për 77 kilogramë marijuanë, e cila u bllokua në aksin rrugor Kozani- Janinë.
Nga ana e policisë së shtetit fqinj u vu në pranga një 48-vjeçar grek, i cili drejtonte mjetin e mbushur me drogë.
Në total u gjetën 12 pako me lëndë narkotike si dhe një pistoletë Browning.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy celularë dhe 250 euro.
Dyshohet se shtetasi grek mund ta ketë trafikuar lëndën narkotike nga Shqipëria./NOA/