Bllokohet rruga Mitrovicë-Trepçë, rrëshqet dheu

Rruga për në fshatin Bajgorë të Mitrovicës mbetet e bllokuar për shkak të rrëshqitjes se dheut në segmentin rrugor në Trepçë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti tha se deri në rrethana tjera qarkullimi për në zonën e Shalës së Bajgorës bëhet përmes rrugëve alternative Bajgorë-Mazhiq Smrekonicë.