Bllokohet trafiku për shkak se po kalonte krokodili (video)

Ky është momenti kur dy policë kanë bllokuar lëvizjen e makinave për t’i hapur rrugën një krokodili të madh që po kalonte.

Zvarraniku është i njohur në zonë dhe njihet si ‘Juancho’.

Ai u vu re duke u përpjekur të kalonte një rrugë të mbushur me makina në Carpenter’s Lagoon, në qytetin Tampico.

Dhe menjëherë dy policë i kanë ardhur në ndihmë, duke ndaluar makinat që ai të kalonte rrugën.