Boks: Fiton Patriot Behrami, mposht medalistin e bronztë

Patriot Behrami ka triumfuar ndaj italianit Vincenzo Mangiacapre, në garat e boksit të Lojërave Evropiane “Minsk 2019”.

Boksieri kosovar triumfoi në kategorinë  deri në 69 kg. Ai mposhti medalistin e bronztë në Lojërat Olimpike Londra 2012.

Me vendim të gjyqtarëve, Behrami fitoi me rezultat të ngushtë, 3:2.

Më këtë fitore, Patrioti hyri në mesin e tetë boksierëve më të mirë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.