Boks/ Florian Marku zyrtarizon kundërshtarin

Florian Marku është një nga sportistët më të suksesshëm të momentit. Sportisti nga Shqipëria po përgatitet të ngjitet në nivelet më të larta të boksit dhe këtë të shtunë do të kërkojë maksimumin.

Mbrëmjen e 27 prillit, Marku do të ngjitet në ringun e York Hall, “Bethnal Green” në Londër, ku kundërshtar do të ketë Jan Marsalek. Çeku zëvendëson Robert Asagba në këtë duel, pasi ky i fundit u tërhoq.

Marsalek u bë i njohur në disiplinën MMA, ashtu si 27 vjeçari shqiptar. Ndërkohë, në boks, Marsalek ka fituar të 3 përballjet e tij, dy prej të cilave me knock-out. Dy janë fitoret për Markun, ndërsa ka nisur edhe shitja e biletave për këtë duel./ORA

Lini një Përgjigje