Boksierët nga Kosova arrijnë në finale të ballkanikut ‘Antalia 2019’

Shpejtim Bajoku, Besart Pireva dhe Donjeta Sadiku, ndodhen në finale të kampionatit ballkanik, që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Bajoku (-63 kg) dhe Pireva (-75 kg) shënuan sot fitoret e radhës, ndërsa Patriot Behrami (-69 kg) i lënduar nga meçi çerekfinal pësoi humbje në gjysmëfinale.

Boksierët tanë, nesër pritet që t’i zhvillojnë ndeshjet tjera, ku pritet edhe fitorja e tyre./Fokusi.info/