Bolton bisedon me Thaçin e Haradinajn, liderët e koalicionit zotohen për dakordim me Uashingtonin

Klan Kosova e ka konfirmuar lajmin e dhënë me herët se sot rreth orës 14:00, ndodhën telefonata nga Washingtoni në adresë të liderëve kosovarë.
Këshilltari i presidentit amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, realizoi bisedë telefonike me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.
E në takimin e fundit të liderëve të koalicionit qeveritar u morën disa vendime të reja.
Siç merr vesh Klan Kosova nga burime të saj, një pajtim tjetër i rëndësishëm i cili u arrit në takimin e fundit të liderëve qeveritarë, ka të bëjë me raportet e Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Liderët e koalicionit qeveritar u pajtuan që tutje do të ketë asgjë tjetër pos dakordim të politikave të Kosovës me Uashingtonin, njofton Klan Kosova.