Bora izolon 14 familje në Dibër, në gjendje të rëndë një 50-vjeçar

0
299
Një tjetër apel për ndihmë vjen nga Dibra. Gazetari Enver Doçi raportoi për4 “BalkanWeb” se 14 familje janë të izoluara nga dëbora në Zall Dardhë të Dibrës.
Ndërkohë që një 50-vjeçar ka nevojë për ndihmë mjekësore. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Islam Hoxha, i cili sipas familjarëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kanë qenë pikërisht të afërmit e tij që kanë vënë alarmin dhe kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri për të marrë 50-vjeçarin.