Bordi i Infrakos reagon ashpër, paralajmëron masa nëse shkarkohen nga Qeveria e Kosovës

Sot në disa media është paralajmëruar se në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës do të ndodhë shkarkimi i Bordit te drejtoreve te Ndërmarrjes Infrakos Sh.A.

Anëtaret e Bordit e kanë pranuar me shqetësim ketë paralajmërim pasi që konsiderojnë se nuk ka bazë ligjore për të marr një vendim të tillë.

Përmes një komunikate dërguar mediave, Bordi i Infrakos-it njofton Qeverinë e Kosovës dhe gjithë opinion publik se është përzgjedhur sipas procedurave ligjore dhe konkursit me date 02.04.2019 , dhe nuk ka një vit te plote qe nga marrja e detyrës.

Ndërsa, gjate kësaj periudhe Bordi ka kryer te gjitha detyrat me përkushtim dhe përgjegjësi te larte ligjore dhe etike. Në lidhje me këtë nuk kemi pranuar asnjëherë ndonjë vërejtje nga aksionari, auditorët e brendshëm apo te jashtëm.

Andaj, shtrohet pyetja si ka mundësi te behet shkarkimi i Bordit ende pa u dorëzuar Raporti Vjetor i Punës i vitit 2019 nga ndërmarrja, pa u mbajtur Takimi Vjetor i Aksionarit (përfaqësuesit te Qeverise) si dhe pa u bere vlerësimi i performances se Bordit. Për me tepër, ne si Bord nuk jemi thirrur asnjëherë nga aksionari ne ndonjë takim konsultues apo te punës për te diskutuar ne detaje rreth punëve, rezultateve, te arriturave dhe sfidave ne këtë ndërmarrje.

Ju njoftojmë se Ligji për ndërmarrje publike me numër 03/L-087, neni 7 e përcakton qarte mbikëqyrjen e Bordit nga Qeveria, si dhe sqaron mënyrën e vlerësimit te performances (citojmë):

“Neni 7 paragrafi 7.2: Nëse performanca e NP-se devijon nga caqet e përcaktuara nga Plani I Biznesit te miratuar nga BoD për vitin perkates financiar, Aksionari do te kërkojë nga BoD te përgatis dhe dërgoj një raport i cili shpjegon arsyet për performances e dobët.

Neni 7 paragrafi 7.3: Nëse një ndërmarrje publike dështon në arritjen e caqeve të saj të performancës për dy vite financiare radhazi, personi(at) përgjegjës për ushtrimin e të drejtave përkatëse të aksionarit është i detyruar që të marrë parasysh shkarkimin dhe zëvendësimin e Bordit të Drejtorëve ose shumicës së anëtarëve të tij. Një veprim i këtillë mund të ndërmerret edhe në mungesë të provave bindëse të neglizhencës nga Bordi ose anëtarët përkatës të bordit, përveç nëse Aksionari(ët) konstatojnë se performanca e dobët ka ndodhur kryesisht për shkak të rrethanave ose ngjarjeve negative të paparashikueshme.

“Bordi i drejtoreve sqaron se gjate kësaj periudhe disa muajshe te ushtrimit te detyrës ka marrë vendime të cilat kanë shkuar në dobi të ndërmarrjes, duke ulur shpenzimet në masën rreth 25%, ka realizuar te hyrat qe varen nga ndërmarrja mbi 95% nga planifikimi, si dhe ka ruajtur stabilitetin e ndërmarrjes përkundër mos mbështetjes nga Qeveria. Këto fakte i kemi bere te njohura me dhjeta here përmes shkresave zyrtare.

Në rast se Qeveria e Kosovës merr vendim arbitrar për shkarkim, Drejtoret e Bordit te Infrakos do të ndjekin te gjitha rrugët ligjore kundër këtij vendimi deri ne realizimin e të drejtës ligjore, si dhe me qellim te ruajtjes se integritetit tonë.