Borrell e Lajçak arrijnë në vendin ku do të mbahet takimi në Ohër

51

Kanë mbetur më pak se dy orë kur pritet të fillojë takimi në Ohër.

Tashmë aty janë parë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak duke shkuar në vendin ku edhe do të mbahet takimi, raporton Front Online nga vendi i ngjarjes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në përpjekje për të arritur akordim për aneksin e planit evropian.

Të dy, fillimisht do të kenë takime bilaterale me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe pastaj pritet takimi trilateral, Kosovë-Serbi-BE.