Bosch: Borrell sërish tregon se nuk është i paanshëm

Ish-ambasadori i Holandës, Robert Bosch, reaguar pas tri kërkesave të shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Shefi i BE-së, ka propozuar që zgjedhjet e reja lokale të mbahen menjëherë, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës’ dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Bosch, tha se Borrell sërish tregon se nuk është i paanshëm. “Duke kërkuar nga Prishtina për zgjedhje të reja në veri, në vend që të kërkohet nga Beogradi që të ndalojë bojkotin dhe t’u thotë agjentëve të atjeshëm, Listës Serbe, të ndalojë këtë bojkot”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Sipas tij veriu tashmë ishte gjysmë i pavarur me serbë në të gjitha pozitat kosovare, politikanët, policinë, sistemin gjyqësor e më shumë dhe merrte mbështetje nga të gjitha anët.

“Fakti që AKS nuk është atje është edhe për shkak të serbëve të cilët kurrë nuk erdhën me një propozim në përputhje me vendimin e KK-së, kështu që z. Borrell ju lutemi bëni detyrat tuaja dhe përpiquni të jeni të drejtë. Ndërkombëtarët e tjerë nuk duhet ta lënë atë të ikë me politikat e tij proserbe. Ka filluar të bëhet skandal sidomos kërcënimet e tij në fund”, tha ai.

Lini një Përgjigje