Bosët e krimit në veri, të fuqishëm edhe në Serbi

0
380

Zvonko Veselinoviq dhe Millan Radojiçiq, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, pronarë të kompanisë “Inkop” në Çupri të Serbisë, janë bërë tani pronarë të kompanisë më të madhe të rrugëve në Serbi, “Novi Pazar – Put”.

Kjo kompani, e cila vetëm nga një kontratë ka përfituar mbi 60 milionë dollarë, në mesin e dhjetorit ka arritur të merrte punë në vlerën prej 1.8 milion eurosh për ndërtimin e rrugës nga pika kufitare deri në Bajna Bashta, shkruan zeri.

Image result for Millan Radojiçiq,
Dy bosët e krimit në veri të Mitrovicës, Zvonko Veselinoviq dhe Millan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, të cilët ndodhen në listën e personave të kërkuar si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës, në janarin e vitit 2018, janë të fuqishëm edhe në Serbi.