BQK me njoftim shtesë: Personat që kanë vështirësi financiare të kontaktojnë bankat e tyre

0
353

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se të gjithë personat që kanë hasur në vështirësi financiare duhet të kontaktojnë bankat e tyre në mënyrë që t’ju pezullohen pagesat e kësteve të kredive.

Sipas njoftimit shtesë të BQK-së për këtë kategori të personave pagesa e këstit mund të shtyhet deri më 30 prill 2020.

““Kredimarrësit që janë në pa mundësi për pagesë të këstit të kredisë do të mund të mos e paguajnë këstin e tyre nga data 16 mars 2020 deri më datë 30 prill 2020. Secili kredimarrës që është në pamundësi për pagesë të këstit në periudhën si më sipër duhet të bëjë kërkesë te kredi dhënësi për një gjë të tillë përmes adresës elektronike apo përmes telefonit, dhe kërkesat e tilla do të aprovohen”, njofton BQK.

Institucioni më i lartë financiar në vend, thotë se këstet e papaguara do të jenë subjekt i pagesës pas kalimit të situatës së krijuar.

Sipas BQK-së, afati i llogaritjes së kredisë do të shtyhet për një muaj.

“Këstet e papaguara do të jenë subjekt i pagesës pas kalimit të situatës së krijuar, që nënkupton që afati i maturimit të kredisë do të shtyhet gjithashtu për një muaj! I inkurajojmë të gjithë kredimarrësit që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale meqë funksionimi efikas i sistemit financiar është jetik dhe esencial në rrethanat të cilat po kalon vendi”, njofton BQK.