Brahim Mehmetaj i përgjigjet Jonuz Salihajt: Nuk merrem me njerëz të dështuar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dje e ka shkarkuar Jonuz Salihaj nga pozita e drejtorit në Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë, me arsyetimin se përgjatë punës së tij ka treguar përformancë të dobët.
Por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë Jonuz Salihaj. Ai për Ballkani.info ka thënë se ky vendim ishte kurdisur nga Brahim Mehmetaj dhe klika e tij, siç i quan ai.
Brahim Mehmetaj, i cili është edhe kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë dhe drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinë, ka folur për Ballkani.info.
Ai tha se nuk merret më me njerëz të dështuar. Sipas Mehmetajt ky ka qenë vendim legal për shkak se partia e ka emëruar atë dhe partia e ka shkarkuar.
“Unë nuk merrna më me Jonuz Salihaj, nuk merrna më me njerëz të dështuar. Vendimi nuk ka qenë ilegal, për shkak se partia është ajo e cila e emëron dhe partia është ajo e cila e shkarkon. Ky është vendim i partisë, është shumë vendim legale partia e ka propozu është votu, tash është shkarku sepse nuk e ka pas përformancën e mirë, ka pas shumë ankesa nga qytetarët dhe nuk kemi çka me komentu më”, ka thënë Mehmetaj për Ballkani.info.