Brazili feston përballë Serbisë me dy gola të bukur

0
62

Brazili e ka nisur me fitore Botërorin “Katar 2022”, duke e mposhtur Serbinë.

Richarlison fillimisht realizoi në minutën e 62-të pas asistimit të Vinicius Junior.

E kjo dyshe kombinoi edhe në golin e dytë të shënuar në minutën e 73-të të ndeshjes.

Richarlison shënoi në mënyrë akrobatike, duke e realizuar golin më të bukur të Botërorit deri më tani.

Me këtë fitore, Brazili prin në tabelë me tri pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e dytë.

Në të tretin gjendet Kameruni pa pikë, kurse grupin e mbyll Serbia që po ashtu nuk ka pikë.