Brazili fiton Kupën e Amerikës (Video)

Brazili është shpallur kampion i Kupës së Amerikës Jugore për herë të nëntë në histori, shkruan Fokusi.info.

Brazili në finali e mposhti Perunë 3 -1 me mjaft vështirësi.

Goli i parë erdhi në minutën e 15-të, ku Gabriel Jesus harkoi një top të bukur, ku Everton e konretizoi në gol për 1 -0.

Peruja barazoi rezultatin përmes Guerreroi në minutën e 44-të.

Por, gëzimi i peruanëve nuk zgjati shumë, pasi kësaj radhe ylli i Cityt, Jesus (45+3’) realizoi vetë për 2 – 1.

Jesus më pas u ndëshkua me karton të kuq 20 minuta para fundit të ndeshjes, por që nuk u shfrytëzua nga Peru, për të cilët ishte një arritje historike.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Richarlison (90′), i cili shënoi nga 11-metërshi për 3 – 1.

Brazil u shpall kampion për herë të nëntë në histori – me trofeun që i mungonte që nga viti 2007.

https://youtu.be/BoXnnzYjsgU