Brenda pesë minutave, dy plaçkitje me armë zjarri

Në qytetin e Pejës kanë ndodhur dy plaçkitje me armë zjarri brenda pesë minutave, që dyshohet se janë kryer nga i njëjti person.

Plaçkitja e parë u zhvillua rreth orës 17:55 në filialin e Western Union, ku i dyshuari ka arritur t’ia marr viktimës rreth 4500 euro.

Ndërsa plaçkitja e dytë është zhvilluar rreth orës 18:00 në bankën ‘IUTE Credit’ në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Rastin për Klan Kosova e ka siguruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.