Breshër në përmasa të pazakonta në Gjermani, plagosen disa njerëz (video)

Moti i pazakontë ka kapluar Gjermaninë.

Breshëri i një diametri aspak të zakontë ka frikësuar banorët e Munich ditën e djeshme

Breshëri i madh ka përfshirë në mënyrë të veçantë zonën e Mynihut ku intensiteti dhe madhësia e breshrit ka qenë pothuajse sa një kajsi.

Si pasojë shumë persona janë plagosur dhe shumë makina, çati shtëpish janë dëmtuar rëndë.

Ndërsa në Berlin janë ndarë në rrjetet sociale video që tregojnë rrufe të mëdha në qiell.