Brooklyni fiton ndeshjen dramatike ndaj Orlandos

0
408

D’Angelo Russell me 40 pikë të shënuara, rekord personal në këtë edicion, e udhëhoqi skuadrën Brooklyn Nets që me rikthim në rezultat triumfoi ndaj Orlando Magic, 117:115.

Spencer Dinwiddie shtoi 20 pikë të tjera për Nets, që tani ka 24 fitore e 23 humbje në sezonin e rregullt.

Te Orlando më i dalluari ishte Aaron Gordon me 23 pikë të realizuara, por që në fund nuk mjaftuan që skuadra e tij ta shmangë humbjen e 26-të sezonit.